E kërkonin Barcelona dhe Real Madrid, ylli i Spanjës vendos zyrtarisht për të ardhmen

14 Qershor 2026
12:31
Telesport
back button

Pedro Porro nuk e ka marrë fare parasysh interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës dhe ka zgjedhur të rinovojë me Tottenham. Kontrata aktuale e mbrojtësit të djathtë spanjoll me londinezët skadon në vitin 2028.

Por, me kërkesë drekte nga trajneri Roberto De Zerbi, Tottenham nuk ka pritur gjatë dhe i ka ofruar një kontratë të re anësorit spanjoll. Sipas AS, Pedro Porro ka pranuar rinovimin me Tottenham deri në vitin 2031, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Tashmë çdo gjë është arritur mes palëve dhe zyrtarizimi mediatik do të vijë shumë shpejt. Pasi ka vendosur për të ardhmen e tij, Porro është totalisht i fokusuar te Kupa e Botës dhe te ndeshja e parë në grup e Spanjës, nesër ndaj Cape Verde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit