Panik dhe kaos ditën e nisjes së Olimpiadës, zjarrëvënie në linjat hakurudhore, paralizohet lëvizja

26 Korrik 2024
10:54
Telesport
back button

Kompania franceze hekurudhore Sncf pësoi një “sulm masiv”, i cili paralizoi rrjetin e saj, duke ndërprerë rëndë qarkullimin vetëm disa orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

“Disa akte shoqëruese të zjarrvënieve” goditën 3 nga 4 linjat e TGV Atlantik, Veri dhe Lindor. Zjarret e qëllimshme u vunë për të dëmtuar sistemet e linjave të shpejtësisë së lartë, shpjegoi grupi hekurudhor në një njoftim për shtyp.

Si rezultat, trafiku i trenave me shpejtësi të lartë në këto tre linja është shumë i rëndë. Një burim i afërt me çështjen foli për akte sabotazhi, duke theksuar se aktet ishin qartësisht të bashkërenduara.

Ministri francez i Transportit, Patrice Vergriete, tha se “të gjithë elementët tregojnë se këto akte janë të paramenduara” dhe e quajti sabotimin e linjave të shpejtësisë së lartë “një veprim kriminal skandaloz”. Sipas SNCF, 800 mijë pasagjerë janë prekur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit