Janë mbyllur ndeshjet e fazës së dytë të Ligës Europianme të Volejbollit (Volleyball European League) për meshkuj e femra. Në ditën e fundit, në ndeshjet e luajtura në Tiranë, kombëtarja e meshkujve siguroi fitoren e parë.
Shqipëria e trajnerit Jani Melka mundi 3-1 (2523-, 25-19, 17-25, 25-16) Rumaninë, duke marrë tri pikët e para. Djemtë kuqezinj i ishin afruar disa herë fitores, por vetëm në përballjen e fundit ia dolën mbanë. Shqipëria u rendit në vendin e 20 mes 27 skuadrave.
Kombëtarja e femrave u mund 3-0 (25-8, 25-9, 25-15) nga Suedia, skuadra më e mirë e kësaj faze të dytë. Një ndeshje pa histori, komanduar nga mikeshat, që mbyllën gjithçka në 60 minuta lojë.
Shqipëria, që e nisi këtë aventurë që në fazën para-eliminatore një muaj më parë, nuk siguroi dot asnjë fitore në këtë fazë të dytë. Vajzat kuqezi u klasifikuan në grupin e skuadrave pa asnjë pikë.
Raundi 3 – Shqipëri
19 qershor
Danimarkë – Shqipëri, 3-0
Rumania (pushim)
20 qershor
Rumani – Danimarkë, 0-3
Shqipëria (pushim)
21 qershor
Shqipëri – Rumani, 3-1
Danimarka (pushim)
Raundi 3 – Shqipëri
19 qershor
Austri – Shqipëri, 3-1
Suedia (pushim)
20 qershor
Suedi – Austri, 3-1
Shqipëria (pushim)
21 qershor
Shqipëri – Suedi, 0-3
Austria (pushim)







