Ballkaniada U-18, Shqipëria renditet në vendin e fundit në turneun e zhvilluar në Farkë

24 Qershor 2026
9:51
Telesport
back button

Në palestrën sportive në Farkë, u zhvillua Kampionati Ballkanik U-18 për vajza. Në këtë turne organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit morën pjesë 4 shtete.

Ekipet pjesëmarrëse, për tri ditë me radhë zhvilluan ndeshjet mes tyre dhe në përfundim të turneut, fituese doli kombëtarja e Bullgarisë, që i fitoi të gjitha takimet.

Në vendin e dytë u rendit Turqia e më pas Serbia, ndërsa Shqipëria u klasifikua e fundit. Vajzat kuqezi nuk fituan asnjë set në këtë Ballkaniadë.

Me gjithë përpjekjet, kombëtarja kuqezi ishte shumë larg nivelit të treguar nga tri ekipet e tjera pjesëmarrëse. Shqipëria mori trofeun e “fair play” në këtë turne.

Dita e parë

Bullgari – Serbi, 3-0

Shqipëri – Turqi, 0-3

Dita e dytë

Bullgari – Turqi, 3-1

Serbi – Shqipëri, 3-0

Dita e tretë

Shqipëri – Bullgari, 0-3

Turqi – Serbi, 3-0

Renditja: Bullgaria 9 pikë, Turqia 6 pikë, Serbia 3 pikë, Shqipëria 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit