Gabriel Martinelli, heroi i Brazilit në fitoren 2-1 ndaj Japonisë në Kupën e Botës, rrëfen marrëdhënien e tij me trajnerin Carlo Ancelotti.
Italiani e aktivizi mesfushorin e Arsenal në pjesën e dytë, duke shënuar golin e fitores në kohën shtesë. “Ancelotti është një person surreal. Nuk është çudi që ai ka fituar çdo gjë në karrierën e tij”, tha Martinelli.
“Ai thjesht na dha besim në pushimin e ndeshjes. Tha që do të barazonim dhe do ta kthenim ndeshjen. Nuk kishte rëndësi se në cilën minutë shënonim golin, duhej të vazhdonim të luanim me besim”, tregon Martinelli.
Në fund, mesfushori brazilian komentoi: “Mund ta shihni në gjuhën e trupit të tij sa i qetë është dhe ai na e përcjell këtë besim ne lojtarëve në fushë”.







