E PABESUESHME! Kongo zë në befasi Anglinë, vetëm pas 7 minutash lojë (video)

1 Korrik 2026
18:12
Telesport
back button

Sfida e radhës për fazën e 1/32-ve mes Anglisë dhe D.R. Kongos ka nisur në mënyrë të befasishme. Në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, Kongo ka gjetur golin e para vetëm pas 7 mintash lojë, duke zënë në befasi anglezët.

Pas një topi të gjatë të Chancel Mbemba dhe mungesës së vëmendjes së Djed Spence, ishte Brian Cipenga i cili dërgoi topin në portën e Jordan Pickford. Festë e madhe te Kongo. Megjithatë, Anglia ka të gjithë kohën e nevojshme përpara për të bërë përmbysjen e madhe.

Kjo është hera e parë në këtë Botëror, që Anglia e gjen veten në disavantazh dhe pritet me shumë kureshtje si do të reagojnë të përzgjedhurit e Thomas Tuchel.

SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit