Sulmuesi i Milan, Santiago Gimenez, u lëndua gjatë ndeshjes midis Meksikës dhe Anglisë (2-3 për kombëtaren e “3 luanëve”) të Kupës së Botës, duke lënë fushën me një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.
Mediat meksikane konfirmojnë se ai u dërgua në spital për kontrolle, por nuk pësoi ndonjë thyerje. Bëhet fjalë vetëm për një shtrembërim të kyçit të këmbës së gradës së dytë, i cili do ta lërë jashtë për afërsisht dy muaj.
Natyrisht një lajm jo i mirë për klubin kuqezi, që rrezikon të mos ketë Gimenez për fillimin e sezonit. Nuk dihet ende nëse lojtari do të qëndrojë në Milanello sezonin tjetër apo jo, por ky dëmtim prish mjaft punë.
Për Milan do të jetë e vështirë të gjejë një klub që dëshiron të marrë një lojtar të dëmtuar, që mund të mungojë deri në tetor. Një dëmtim që vjen pikërisht në ndeshjen që Meksika u eliminua nga Botërori.







