Milan shumë pranë mbrojtësit spanjoll, marrëveshjen e ndajnë 5 mln euro. Real Madrid “fërkon” duart

6 Korrik 2026
17:31
Telesport
back button

Pasi transferoi Gonçalo Ramos për një shifër mbi 70 milionë euro, transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, Milan është vënë pas Mario Gila, qendërmbrojtësit spanjoll të Lazios.

Oferta e parë e kuqezinjve drejt kryqytetasve është 25 milionë euro, ndërsa Lazio pretendon 30 milionë euro. Arsyeja pse bardhekaltrit janë të vendosur për këtë shifër, është fakti se gjysma e shumës që do të shitet Gila do t’i kalojë Real Madridit.

25-vjeçari është nën kontratë me kryeqytetasit deri në vitin 2027 dhe i ka informuar prej kohësh që nuk ka ndërmend të rinovojë, ndaj ata janë të detyruar në një farë mënyre të pranojnë largimin e tij këtë verë.

Duke qenë se hendeku është vetëm 5 milionë euro, shumë shpejt pritet që të dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit