Befason Arsenal, 10 emra në listë për të gjetur një mbrojtës të djathtë

6 Korrik 2026
22:37
Telesport
back button

Arsenal nuk ka bërë ende asnjë goditje në këtë merkato. Një nga objektivat kryesor për londinezët është gjetja e një mbrojtësi të djathtë. Dy mbrojtësit e tyre të djathtë aktualisht, Jurrien Timber dhe Ben White, janë të dëmtuar.

Por, asnjëri prej tyre nuk e bind Mikel Arteta-n për të qenë titullar fiks. Në këtë situatë, drejtuesit e Arsenalit kanë një listë me 10 emra, për të gjetur profilin e duhur për krahun e djathtë.

Sipas Sky Sports, lista fillon me Jules Kounde dhe Raul Asencio, për të vazhduar më pas me emra të tjerë si Óscar Mingueza, Lutsharel Geertruida, Tino Livramento, Wesley Vanderson, Givairo Read, Aaron Wan-Bissaka dhe spanjolli Iván Fresneda.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit