Tuchel me dhimbje koke, Anglia humb një lojtar shumë të rëndësishëm ndaj Norvegjisë. Por, e keqja nuk mbaron këtu

9 Korrik 2026
19:37
Telesport
back button

Thomas Tuchel dhe Anglia e tij kanë marrë një lajm shumë të keq para përballjes me Norvegjinë në çerekfinale. Komiteti Disiplinor i FIFA-s të enjten vendosi një pezullim prej dy ndeshjesh për Jarel Quansah të Anglisë, pas përjashtimit të tij me karton të kuq në fitoren 2-3 ndaj Meksikës, në raundin e 1/16-ve.

Qendërmbrojtësi anglez u përjashtua direkt me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj kundërshtarit. Arbitri e mori vendimin drastik, pasi pa pamjet në ekran.

“Dënimi do të zbatohet në dy ndeshjet e ardhshme të Anglisë në Botëror, në përputhje me Nenin 69 të Kodit Disiplinor”, thuhet në deklaratën për shtyp të FIFA-s.

Jarel Quansah do të mungojë jo vetëm në përballjen ndaj Norvegjisë, por edhe nëse arrin në gjysmëfinale, ku përballë do të ketë fituesin e çiftit Argjentinë-Zvicër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit