Kombëtarja U-20 për vajza në basketboll u klasifikua në vendin e fundit në Europianin e Divizionit B, turne që u zhvillua në Somakov të Bullgarisë. Në të shtata ndeshjet e luajtura në këtë turne, vajzat kuqezi nuk fituan dot asnjë prej tyre.
Pas tri humbjeve të pësuara në takimet e fazës së grupeve (ndaj Greqisë, Azerbajxhanit dhe Irlandës), kombëtarja e drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa, luajti katër sfida të tjera, këtë herë për renditjen përfundimtare.
Por edhe në këto ndeshje fitorja nuk erdhi edhe pse në sfidën e fundit rivaliteti me Rumaninë ishte i madh dhe ndeshja u vendos në fund. Gjithsesi, ky turne (u fitua nga Portugalia) mbetet një përvojë e mirë për kombëtaren kuqezi.
Duket se Divizioni B për basketbollin shqiptar të femrave është i vështirë, jo vetëm për këtë grupmoshë, krahasuar me dy vende të dyta të arritura në Divizionin C (vendet e vogla) si më ekipin e të rriturave ashtu dhe atë U-16.
Kombëtarja U-20 Vajza-Divizioni B (rezultatet)
Gr.A, Shqipëri – Greqi, 43-106
Gr.A, Azerbajxhan – Shqipëri, 88-60
Gr.A, Irlandë – Shqipëri, 112-44
Vendet 9/14, Shqipëri – Bosnjë, 66-88
Vendet 9/14, Zvicër – Shqipëri, 97-42
Vendet 9/14, Ukrainë – Shqipëri, 95-43
Vendet 9/14, Rumani – Shqipëri, 73-72







