Simone Biles ndriçon në Olimpiadë, në garë me një kostum special me 6 mijë kristale Swarovski

30 Korrik 2024
8:42
Telesport
back button

Kur gjimnastja amerikane Simone Biles u ngjit në pedanë për garat e Lojërave Olimpike “Paris 2024” të gjihë mbetën të mahnitur jo vetëm nga paraqitja por edhe nga kostumi i saj special i këtyre garave.

Kampionja e gjimnastikës artistike dhe shoqet e saj të skuadrës amerikane, kanë prezantuar një uniform truopre të veçantë, të zbukuruar nga mbi 6,000 Swarovski gjatë kualifikimeve të konkursit të përgjithshëm.

Një veshje që menjëherë mahniti të gjithë, ndërkohë që gjimnastja 27-vjeçare nga Columbus, e mbylli provën me rezultatin 59.5 pikë, rezultati më i mirë ndërkombëtar në tri vitet e fundit.

Kësaj prove i bashkohet ajo e gjimnasteve të tjera Sunisa Lee, Jade Carey , Jordan Chiles e Hezly Rivera, e cila lejoi që ekipi amerikan i femrave në gjimnastikë të sigurojë finalen ekipore.

Prodhuesit e veshjeve sportive GK Elite shpjeguan se si veshje speciale kanë një kosto rreth 3,000 dollarë për shkak të një rrobe që ka 6.539 kristale Swarovski me gjashtë ngjyra të ndryshme, me një dizajn rrjetë në majë të trupit dhe mëngëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit