Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Basel, në miqësoren e parë para fillimit të sezonit. Shqetësimi më i madh për Juventusin nga ky takim nuk ishte rezultatit dhe mungesa e golit, por dëmtimi i sulmuesit të ri, i transferuar këtë verë, Jeff Ekhator, pas vetëm 29 minutash lojë.
Dëmtimi i Ekhator duket serioz edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të rikthehet në fushë. Dëmtimi i 19-vjeçarit e detyron Juventusin të ndërhyjë me patjetër në merkato për të transferuar një qendërsulmues.
Pas largimit të Dusan Vlahovic, Jonathan David dhe Lois Openda nuk e bindin trajnerin Luciano Spalletti dhe tani dëmtimi i Ekhator, janë të gjitha arsye që Juventus të transferojë një qendërsulmues.
Dëshira e madhe e të gjithëve në Torino është rikthimi përfundimtar i Kolo Muani, për të cilin PSG kërkon 40 milionë euro. Juventus po ashtu ka pyetur së fundmi edhe për brazilianin e Tottenham, Richarlison, i cili kushton 25 milionë euro.







