Franco Mastantuono është i gatshëm të bëjë gjithçka në fazën para përgatitore për të bindur Jose Mourinhon për ta mbajtur te Real Madrid, për sezonin e ri.
Sezoni i parë i argjentinasit te “Los Blancos” ishte zhgënjyes. 18-vjeçari i transferuar për 60 milionë euro nga River Plate, luajti vetëm 1484 minuta dhe kontriboi me 3 gola dhe 1 asist, shumë larg pritshmërive.
Megjithatë, ai është i bindur për cilësitë e tij dhe aftësinë për të qenë pjesë e rëndësishme e Real Madridit për sezonin e ri. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te “Los Blancos” dhe nuk e mendon fare mundësinë e huazimit diku tjetër.
Tani do të jetë Jose Mourinho, i cili do të vendosë përfundimisht për fatin e tij.







