Tielemans tek United dhe Rogers te Chelsea, Milan “fërkon duart” dhe pret nderin e madh nga Aston Villa

19 Korrik 2026
16:25
Telesport
back button

Koha po kalon dhe deri tani Milan ende nuk ka marrë oferta zyrtare për Rafael Leao. Portugezi vendosi të largohej nga kuqezinjtë në fund të sezonit të kaluar, edhe pse ende është nën kontratë deri në vitin 2028. Milan ka vendosur shifrën 60-70 milionë euro për të lënë të lirë Leaon.

Duke qenë se Aston Villa bëri dy shitje të rëndësishme javën e fundit, Youri Tielemans për 40 milionë euro te Manchester United dhe Morgan Rogers për 137-138 milionë euro te Chelsea, Milan shpreson që klubi nga Birmingham të hedhë sytë nga Leao për të forcuar sulmin për sezonin e ri.

Aston Villa është tashmë në bisedime me Milanin për të nënshkruar mbrojtësin e tyre të majtë Pervis Estupinan, por marrëveshja më e bujshme do të ishte ajo për një shitje të mundshme të Rafael Leao.

Vetë portugezi ka shprehur dëshirën e madhe për të luajtur në Premier League dhe një klub si Aston Villa mund të jetë destinacioni i duhur për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit