Argjentina përkeqëson rekordin e vet, zero goditje në portë në 90 minutat e finales së Botërorit

20 Korrik 2026
9:32
Alfred Lleshi
back button

Spanja dhe Argjentina shkuan në kohët shtesë pas 90 minutash dominim total të kombëtares spanjolle. Statistikat flasin qartë: 15 goditje totale (10 në kuadrat) për Spanjën, kundrejt 0 për Argjentinën, si dhe 9 goditje nga këndi për Spanjën ndaj vetëm 1 për “Albiceleste”.

Në historinë e finaleve të Kupës së Botës ekzistonte vetëm një rast kur një skuadër e kishte mbyllur një finale me zero goditje në portë. Rekordi negativ i përkiste pikërisht Argjentinës, por tashmë është përkeqësuar nga vetë ajo.

Në finalen e Kupës së Botës “Itali ’90”, të luajtur në Romë më 8 korrik 1990 ndaj Gjermanisë Perëndimore, Argjentina humbi 1-0 pas golit me penallti të Andreas Brehme në minutën e 85-të.

📊 Statistikat e asaj finaleje:
⚽ Goditje totale: Gjermania Perëndimore – Argjentina 23 – 1
(e vetmja tentativë sulmuese e Argjentinës ishte një goditje dënimi e ekzekutuar nga Diego Maradona, e cila përfundoi mbi traversë)

🎯 Goditje në portë: Gjermania Perëndimore – Argjentina 10 – 0

🚩 Goditje nga këndi: Gjermania Perëndimore – Argjentina 10 – 5

🟥 Kartona të kuq: Argjentina 2 (Monzón dhe Dezotti) – Gjermania Perëndimore 0

Kjo statistikë që tregon dominimin e Spanjës në finale dhe shton kapitull të ri në historinë e rekordeve negative të Argjentinës në Kupën e Botës.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit