Cubarsi: I lumtur për vlerësimin dhe trofeun e Kupës së Botës, i trishtuar të shoh idhullin tim të humbasë

21 Korrik 2026
10:00
Telesport
back button

Mbrojtësi spanjoll Pau Cubarsi u shpall si “lojtari i ri më i mirë i Kupës së Botës”., një vlerësim i merituar për talentin 19-vjeçar spanjoll, që pavarësisht moshës së re tregoi pjekuri në fushë.

Nëse Spanja pësoi vetëm një gol në 8 ndeshje kjo është edhe merita e tij. “Një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, por kjo është merita e gjithë skuadrës, pasi luajmë si ekip”, tha Cubarsi.

Bëmë një botëror të mirë dhe ia dolëm mbanë të fitojmë. Nuk kemi patur dyshime. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, por kemi punuar fort për të arritur në majë”, deklaroi mbrojtësi i Barcelonës.

Ai pranon gjithashtu se ndihet i trishtuar për humbjen e idhullit të tij Lionel Messi: “E vërteta është se ishte një nder dhe privilegj i madh të përballesha me Messi në fushë.”

“Në të njëjtën kohë, ndihem pak i trishtuar sepse ai është idhulli im dhe ta shoh të humbasë nuk më bën të lumtur. Por sigurisht, nëse unë jam ai që fiton, jam jashtëzakonisht i lumtur“, tha Cubarsi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit