12-0…, çfarë dominimi total! Spanja e mposhti Argjentinën me shifra që tregojnë gjithçka

20 Korrik 2026
9:50
Alfred Lleshi
back button

“Besoj se ndeshja duhej të ishte vendosur shumë më herët. Ndërhyrjet e Dibu Martinez na penguan që të shënonim më parë dhe të kalonim në avantazh më shpejt”, – tha një Luis de la Fuente i emocionuar pak pas vërshëllimës së fundit të Slavko Vinčić.

Trajneri spanjoll kishte të drejtë. Spanja u shpall kampione e botës me meritë të plotë. Edhe pse iu desh të vuante, sepse goli i Ferran Torres erdhi vetëm në kohën shtesë, fitorja ndaj Argjentinës ishte një triumf i thellë në lojë. Dominimi i “La Roja” ishte total, sepse kontrolloi çdo statistikë të finales. Skuadra e De la Fuente imponoi futbollin e saj përballë një Argjentine të pafuqishme.

Spanja pati më shumë zotërim topi, krijoi më shumë raste, goditi shumë më tepër se Argjentina dhe dha vazhdimisht më shumë ndjesinë e rrezikut. Në finale, Spanja ishte skuadra më e mirë.

ESP21980 (1)

📊 Shifrat e finales flasin vetë:
🇪🇸 65% zotërim topi
🎯 20 goditje gjithsej, 12 prej tyre në portën e Dibu Martínez
🚩 9 goditje nga këndi
🎯 762 pasime, më shumë se dyfishi i Argjentinës

Messi, vetëm një prekje në 15 minutat e para
Spanja e “fshiu” Argjentinën nga loja. Kombëtarja e De la Fuente neutralizoi plotësisht Lionel Messin, Julián Álvarez dhe pjesën tjetër të sulmit argjentinas. “Albiceleste” u bë kombëtarja e parë në historinë e Kupës së Botës që nuk realizoi asnjë goditje në portë gjatë 90 minutave të një finaleje botërore. Në shtesë pati dy tentativa, por asnjëra nuk përfundoi në kuadrat.

Sipas statistikave të Opta-s, në 15 minutat e para të ndeshjes, Messi e preku topin vetëm një herë, edhe ajo ishte vetëm nga nisja e lojës. Presioni i Spanjës nuk i dha asnjë mundësi Argjentinës të merrte frymë.

Argjentina, ashtu si të gjithë kundërshtarët e tjerë në turne (përveç Belgjikës), nuk arriti t’i shënojë Spanjës, e cila pësoi vetëm një gol në 8 ndeshje gjatë këtij Botërori. Shifër spektakolare dhe diçka e paprecedentë për një kombëtare që shpallet kampione bote.

Rodri, fituesi i “Topit të Artë” të Botërorit, vlerësoi lojën dhe personalitetin e “La Roja”: “Ky është sekreti i kësaj skuadre; nuk ka rëndësi kush është përballë nesh, gjithmonë hyjmë për të fituar. Duhet të jemi të guximshëm në jetë dhe jeta ta shpërblen”.

Fitorja në finale, edhe pse më e rëndësishmja, është vetëm një tjetër kapitull i kësaj Spanje të pandalshme. Me triumfin ndaj Argjentinës, kombëtarja spanjolle ka arritur tashmë një seri prej 38 ndeshjesh radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, rekord absolut.

Humbja e fundit e skuadrës së Luis de la Fuente daton më 22 mars 2024, kur u mposht 1-0 nga Kolumbia në një ndeshje miqësore. Një gjë është e qartë: Spanja, siç tregoi edhe në finale, gjithmonë kërkon të sulmojë dhe të dominoja kundërshtarin. Siç thotë Rodri; guximi shpërblehet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit