Juventus hedh sytë nga Brazili, synon mesfushorin 20-vjeçar të Corinthians që kushton 22 milionë euro

22 Korrik 2026
14:00
Telesport
back button

Juventus është hedhur në sulm për mesfushorin brazilian André, talentin 20-vjeçar që luan me Corinthians. Ai bëri 41 paraqitje dhe shënoi shtatë gola vitin e kaluar, një emër që pak kohë më parë kërkohej edhe nga Milan.

Madje mbërritja e tij te kuqezinjtë dukej e kryer, por asokohe klubi brazilian e bllokoi marrëveshjen në minutën e fundit. Tani, bardhezinjtë po bëjnë një lëvizje surprizë për të provuar të tejkalojnë konkurrencën nga Fenerbahçe.

Klubi brazilian duhet ta shesë, por nuk është i gatshëm të ule çmimin, duke llogaritur gjithashtu në mundësinë e një ankandi: 18 plus 4 milionë euro në bonuse është çmimi i kërkuar për 70% të të drejtave të lojtarit; 30% e mbetur mbahet nga familja e André.

Nga ana e tij, mesfushori ëndërron të luajë në Evropë dhe po pret lajme pozitive, duke hapur kështu “dritën jeshile” për një transferim te Juventus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit