“Stuhi” rreth CR7, portugezi pëlqen postimin me akuzat ndaj FIFA-s për favorizim të Messit

22 Korrik 2026
14:00
Alfred Lleshi
back button

Një “like” i Cristiano Ronaldos në Instagram ka shkaktuar polemika të reja mes mbështetësve të tij dhe atyre të Lionel Messit. Portugezi pëlqeu një postim që ripublikonte akuzat e disa gazetarëve spanjollë ndaj FIFA-s, duke pretenduar se kishte favorizuar Messin dhe Argjentinën gjatë Kupës së Botës 2026.

Postimi pretendonte se FIFA kishte mbajtur një qëndrim favorizues ndaj Argjentinës gjatë turneut, duke e cilësuar institucionin si “organizatë mafioze dhe e turpshme”, ndërsa shtonte se presidenti Gianni Infantino “donte ta shoqëronte Messin drejt një tjetër triumfi botëror”. Vetë “like” e Ronaldos nuk përbën deklaratë zyrtare apo një qëndrim publik, por gjesti i tij nuk kaloi pa u vënë re.

Gjatë Botërorit 2026, disa vendime të arbitrave në favor të Argjentinës kishin nxitur polemika, veçanërisht në ndeshjet ndaj Algjerisë, Egjiptit dhe Zvicrës. Pavarësisht kritikave, skuadra e Lionel Scalonit arriti deri në finale, ku u mposht 1-0 nga Spanja, pas kohës shtesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit