“Urime për titullin! Të presim në klubin më të madh në botë”, Cucurella merr mesazhe të përzemërta nga shokët e rinj të skuadrës

22 Korrik 2026
17:15
Telesport
back button

Vetëm pak ditë pasi kishte filluar Kupa e Botës, Real Madrid zyrtarizoi në mënyrë të papritur transferimin e Marc Cucurella nga Chelsea për 55 milionë euro. Mbrojtësi bëri një paraqitje fantastike në Botëror, duke marrë komplimente nga të gjithë.

Me nënshkrimin e tij te Real Madrid nuk është i lumtur vetëm bordi drejtues, por edhe shokët e tij të rinj të skuadrës, të cilët nuk kanë ngurruar ta urojnë përzemërsisht publikisht për titullin e fituar kampion bote dhe t’i urojnë mirëseardhjen te “Los Blancos”.

I fundit që e bëri të qartë këtë ishte Rodrygo. Braziliani iu përgjigj një postimi nga Cucurella, duke i lënë këtë mesazh: “Urime për titullin!! Të presim në klubin më të madh në botë”, ishte komenti i anësorit brazilian.

Menjëherë pas finales kundër Argjentinës, Vinicius, i cili do të jetë shoku i tij i skuadrës në krahun e majtë, uroi menjëherë publikisht anësorin spanjoll. Postimi i brazilianit mori pëlqimin edhe të Antonio Rudiger dhe Thibaut Courtois. Mesa duket, lojtarët e Real Madridit janë të gjithë të entuziazmuar për nënshkrimin me Marca Cucurella dhe mezi presin të ndajnë fushën me të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit