Pas largimit të Denzel Dumfries drejt Real Madridit dhe vështirësve të shumta për të gjetur një zëvendësues të denjë për holandezin, Inter ka piketuar Rafik Belghali, mbrojtësin e djahttë Veronës.
24-vjeçari algjerian pati një paraqitje shumë të mirë të përgjithshme në sezonin e fundit dhe duket se është gati për të bërë një hap të madh në karrierë. Nicolo Schira zbulon se përveç Interit, në garë për algjerianin është edhe Roma. Verdhekuqtë po kërkojnë një zëvendësues për Zeki Celik, i cili u transferua falas te Juventus.
Në anën tjetër, Verona kërkon 15 milionë euro për të lënë të lirë Belghalin.







