Ashtu siç edhe pritej, Gonzalo Garcia do të largohet këtë verë nga Real Madrid, njësoj si Franco Mastantuono dhe Raul Asencio. Nëse këta dy të fundit do të qëndrojnë në La Liga, Gonzalo Garcia do të transferohet në Premier League, ku do të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Alvaro Arbeloa.
Sipas të gjitha gjasave, ekipi i ri i Gonzalo Garcia do të jetë Fulham. Londinezët janë shumë të interesuar për sulmuesin spanjoll dhe kërkojnë huazimin e tij të thjeshtë për një sezon.
Përveç detajeve të pagës, Real Madrid do të vendosë si kusht një minutazh të cakuar për sulmuesin që duhet ta zbatojë Fulham. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë shumë shpejt.







