Garnacho zbulon finalen e Champions-it që e bindi të bëhej futbollist

30 Korrik 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Alejandro Garnacho ka zbuluar se u frymëzua për t’iu përkushtuar  futbollit nga fitorja e Manchester United në Champions League në vitin 2008.

Ylli i ri i United pranon se është rritur si një tifoz i madh i Cristiano Ronaldos.

Ai kujton: “Në fillim u bëra tifoz futbolli për shkak të babait tim, ai më tregoi një ndeshje në tv, unë e pashë dhe më nxori jashtë për të luajtur.

“U dashurova menjëherë. Menjëherë pas kësaj, po shikoja ndeshjet çdo fundjavë dhe gjithçka filloi prej andej.

“Unë isha 7 vjeç gjatë finales së Champions League të vitit 2008. Ronaldo është idhulli im, kështu që dashuria ime për futbollin u rrit.

“Van der Sar që e priti atë penallti ishte thjesht e pabesueshme, dhe që atëherë, e kam dashur sportin dhe do ta bëj për pjesën tjetër të jetës sime”.

United mundi Chelsean me penallti, me kapitenin e Bluve John Terry që rrëshqiti në momentin e gjuajtjes së tij.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit