“Euro 2020” i fituar, dështimi në Botëror dhe shumë më tepër. Ja “paja” e Mancinit si trajner i Italisë

28 Korrik 2026
14:58
Alfred Lleshi
back button

Roberto Mancini është trajneri i ri i kombëtares së Italisë. Presidenti i FIGC, Giovanni Malagò, i besoi eksperiencës së tij, edhe pse kemi të bëjmë me rikthim dhe “gjella e ngrohur dy herë e humbet shijen”…

Mancini kujtohet mbi të gjitha për triumfin në “Euro 2020” dhe dështimin për t’u kualifikuar në Botëror. Në detyrë nga 7 shtatori 2018 deri më 18 qershor 2023, ai drejtoi Italinë në 58 ndeshje, me 38 fitore, 12 barazime dhe 8 humbje. Ai mban ende rekordin e 11 fitoreve radhazi me axurrët, ndërsa skuadra regjistroi 37 ndeshje pa humbje. Gjatë mandatit të tij, Italia shënoi 126 gola dhe pësoi 44.

Mancini e nisi aventurën e parë axurre me “Nations League”, por u eliminua në fazën e grupeve. Më pas kualifikoi lehtësisht Italinë në “Euro 2020”, të zhvilluar në vitin 2021, dhe e fitoi trofeun duke mposhtur Anglinë me penallti në finale.

Më vonë siguroi vendin e tretë në “Nations League”, por nuk arriti ta kualifikonte Italinë në Botërorin 2022, pasi u eliminua në gjysmëfinalen e “play-off”-it nga Maqedonia e Veriut. Humbi edhe “Finalissima” ndaj Argjentinës, përpara se të siguronte një tjetër vend të tretë në “Nations League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit