Rodri nuk do të transferohet te Real Madrid dhe ka një arsye madhore për këtë gjë

28 Korrik 2026
16:01
Telesport
back button

Rodri mund të largohet nga Manchester City këtë verë, por një gjë është e sigurt: destinacioni i tij i ri nuk do të jetë Parisi. Pavarësisht se është përfolur shumë këtë javë që PSG është futur në garë për transferimin e mesfushorit spanjoll, e vërteta është ndryshe.

Le Parisien e ka hedhur poshtë këtë informacion, duke deklaruar se PSG nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë ofertë për lojtarin spanjoll këtë verë.

Sipas raportimit në fjalë, e gjithë situata në fjalë shihet si një “hakmarrje” ndaj Real Madridit për të rritur çmimin e Rodri-t pas ndërhyrjes në nënshkrimin e Diomande (ekipi i Luis Enrique u tërhoq nga oferta pasi Real Madridi hyri së fundmi në garë për të) ose se ishte vetë Manchester City që e ka përhapur lajmin për të rritër vlerën e mesfushorit spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit