Bayern mesazh mesfushorit: Konkurrenca do të jetë e ashpër, ai duhet të vendosë vetë për të ardhmen

31 Korrik 2024
11:19
Telesport
back button

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, me rastin e prezantimit zyrtar të Joao Palhinhas në “Allianz Arena” i është përgjigjur pyetjes për të ardhmen që duhet ta presë Leon Goretzka. Për 29-vjeçarin situata është e paqartë dhe presioni ndaj tij i madh.

Midis rritjes së konkurrencës dhe paraqitjeve nën pritshmëritë, Bayern Munich priste patjetër më shumë nga Goretzka, ndërkohë që përflitet se trajneri Vincent Kompany nuk është as tifoz i Goretzka-s dhe se synon ta largojë atë skuadra.

Ne diskutojmë në konfidencë, jo në public, por është e qartë se konkurrenca në mesfushë do të jetë jashtëzakonisht e ashpër. Në fund, secili lojtar duhet të vendosë vetë se cili është hapi i tij i ardhshëm dhe nëse e pranon konkurrencën apo jo”, tha Eberl.

Mesfushori po kalon një periudhë të vështirë te Bayern dhe, si shumë yje të tjerë, është një nga kandidatët për t’u larguar. E vetmja e sigurt është kohëzgjatja e kontratës së 29-vjeçarit gjerman, pra deri në vitin 2026.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit