Barcelona rikthen në bazë mbrojtësin francez që ka qenë i huazuar në Premier, Flick e sheh si titullar

2 Gusht 2024
10:26
Telesport
back button

Pas dy vitesh në huazim te Tottenham e Aston Villa si dhe një përpjekje të dështuar transferimi në Arabinë Saudite, Clément Lenglet mund të bëhet një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës për sezonin 2024-25.

Mbrojtësi 29-vjeçar francez ka një kontratë deri në vitin 2026 me katalanasit, ndërkohë që trajneri Hansi Flick ka treguar se di të shfrytëzojë sa më shumë lojën dhe përvojën e tij. Kjo edhe për faktin se Flick nuk ka shumë opsione në qendër të mbrojtjes.

Duket se përvoja në Premier League i dha atij mundësinë për të rilindur, duke demonstruar një aftësi të mirë për t’u përshtatur me futbollin anglez. Me fanellën e Barcelonës, lojtari numëron 160 ndeshje e 7 gola para se të huazohej dy sezonet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit