Ndeshja e parë miqësore me një ekip të njohur dhe disfata e parë parasezonale për Napolin e Antonio Contes.
Në Castel di Sangro, “Axurrët” jan mundur 2-0 nga Girona, ekipi zbulim i La Liga-s sezonin e kaluar që do të luajë në Champions League në sezonin e ri.
Golat e Toni Villa dhe van de Beek vendosën ndeshjen. Ish-lojtari i Manchester United zhbllokoi takimin duke përfituar nga një gabim i Alex Meret.
Portieri titullar i Napolit ia dorëzoi topin kundërshtarit që nuk gaboioi para portës.
Caccia le palle e tiralo fuori dal campo per sempre grazie @antonioconte
pic.twitter.com/rlOQd1fcqv— Michael Filorusso (@pasquale_caos) August 3, 2024
Në rrjetet sociale, tifozët e Napoli-t kanë sulmuar portierin, i cili tashmë është kritikuar në disa raste sezonet e fundit. Madje ka nga ata që kërkojnë edhe largimin e tij.
“Mjaft më. Meret duhet të largohet. Sa gola të tillë të turpshëm duhet të pësojmë?”, ka shkruar një tifoz.
“Meret është i dobët me këmbë dhe jo vetëm. Duhet të largohet nga Napoli”, ka qenë një koment tjetër.
“HAHAHAAH, një tjetër vit me këtë në portë, do të çmendem”, ka shkruar një tifoz tjetër.