Humbja në minutat shtesë në sfidën e parë të raundit të tretë të Champions League peshon shumë te skuadra e Fenerbahce. Skuadra turke u mposht 2-1 në fushën e francezëve të Lille, pas një goli të Zhegrova në kohën shtesë.
José Mourinho, trajneri i Fenerbahce, ndihet i hidhëruar, por flet në projeksionin e ndeshjes së kthimit që do të luhet më 13 gusht: “Humbën 2-1 ndeshjen e pare, por sfida nuk ka mbaruar. Ne do ta luajmë pjesën e dytë në stadiumin tonë, ndaj forca”.
Mourinho tha se beson se ndeshja në Stamboll do të jetë si një revansh: “Nuk mund ta dish se si do të jetë ndeshja. Rezultati do të jetë ndryshe. Nuk mendoj se Lille do të vijë të mbrohet në fushën tonë, është kundër natyrës së tyre”.
“Në ndeshjen e kthimit do të kemi në dispozicion 40 mijë persona edhe ky do të luajë një rol të rëndësishëm. Më pëlqen stili i lojës së Lille. Përveç gabimeve që bëmë, më pëlqen edhe skuadra ime. Mendoj se mund ta kthejmë situatën”, tjha Mourinho.
Më tej, portugezi shtoi: “Jemi mësuar të mbetemi prapa, të pranojmë gola në fillim dhe më pas të përmbysim rezultatin. Do ta harroj ndeshjen e Lille dhe do të filloj të mendoj për ndeshjen e kampionatit që do të luajmë të shtunën”.







