Një anëtar i ekipit olimpik australian të hokejit në fushë është arrestuar në Paris teksa po përpiqej të blinte kokainë. Policia shkatërroi një transaksion droge jashtë një ndërtese në lagjen e 9-të të Parisit mbrëmjen e së martës. Hetimi iu besua njësisë së policisë kundër drogës.
Prokurorët thanë se blerësi i dyshuar ishte një atlet 28-vjeçar. Komiteti Olimpik Australian (AOC) nuk zbuloi identitetin e atletit që u arrestua, duke thënë vetëm se “po vazhdon hetimin dhe organizimin e mbështetjes për anëtarin e ekipit”.
Sipas “Daily Telegraph”, sportisti i arrestuar është Thomas Craig. Gjithashtu, u arrestua edhe 17-vjeçari i dyshuar si shitës droge. Komiteti Olimpik Australian, i cili po bashkëpunon me forcat lokale të zbatimit të ligjit, konfirmoi arrestimin, megjithëse nuk përmendi emrin e Craig.
“Ne konfirmojmë se një anëtar i ekipit australian të hokejit është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende zyrtarisht. Ne vazhdojmë të hetojmë dhe organizojmë mbështetje për anëtarin e ekipit tonë”, thanë ata për mediat.







