Paris 2024/ Humbet të artën pasi ishte 100g mbipeshë, Covid-19 shqetëson Olimpiadën, ja gjysmëfinalet e volej/basket

8 Gusht 2024
10:35
Telesport
back button

Zhgënjim i fortë në Indi për shkak të skualifikimit të mundëses Vinesh Phogat nga Olimpiada. Ajo fitoi dje në tapet medaljen e artë në peshën 50kg, pasi mposhti japonezen Yui Susaki në finale. Gjithsesi, më pas, mundësja indiane u skualifikua, pasi ishte 100 gramë mbipeshë pas peshimit pas garës.

“Nëse është e nevojshme mund të ofrojmë protokolle të reja, por për momentin shifrat janë shumë të ulëta. Ne jemi duke monitoruar situatën në Francë dhe u ofrojmë të gjitha delegacioneve praktikat më të mira. Vetë delegacionet janë përgjegjëse për monitorimin e sportistëve”, tha Anne Descamps, zëdhënëse e Komitetit Organizativ të “Paris 2024” në lidhje me Covid-19.

Janë përcaktuar dy ekipet finaliste të volejbollit për meshkuj në “Paris 2024”. Për medaljen e artë do të luajnë Franca dhe Polonia, ndërsa Italia e Amerika do të luajnë për medaljen e bronztë. Ndërsa gjysmëfinalet e femrave, që luhen sot, janë Brazil-Amerikë dhe Turqi-Itali.

Në sportin e basketbollit nisin sot ndeshjet gjysmëfinale të Olimpiadës. Dy sfidat për meshkuj që luhen sot pasdite janë Francë-Gjermani dhe Amerikë-Serbi. Për femra, dy sfidat gjysmëfinaliste janë: Amerikë-Australi dhe Francë-Belgjikë, që do të luhen ditën e premte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit