Paris 2024/ Boksierja transgjinore fiton të artën, atleti në podium me maskë COVID, mundësi arrestohet për ngacmim seksual

10 Gusht 2024
10:37
Telesport
back button

Boksierja transgjinore algjeriane Imane Khelif, është kampionja e re olimpike në kategorinë 66kg për femra. Në finale e kësaj peshe, ajo fitoi me vendim unanim ndaj kinezez Yang Li. Në këtë sfidë, boksierja më e përfolur e turneut, u mbështet nga 4000 algjerianë, që festuan këtë triumf.

Atleti amerikan Noah Lyles, medalje argjendi në garën e 200 metrave, u ngjit në podium me maskë, pasi prej disa ditësh është I infektuar me Covid-19. Madje ai mori pjesë në finale e kësja gare i infektuar dhe më pas u transportua me karrige me rrota në spital. Më herët, Lyles pat fituar të artën në 100 metra. Fakti që garoi i infektuar krijoi polemika.

Mundësi egjiptian Mohamed Elsayed, fitues i medaljes së bronztë në Tokio 2020 në stilin greko-romak dhe i eliminuar në raundin e parë në Paris, u arrestua në orët e para të ditës së sotme. Këtë e bëri të ditur policia e kryeqytetit francez, duke saktësuar se akuza ndaj Elsayed është për ngacmim seksual. Ai ka ngacmuar një grua në një lokal. Në momentin e arrestimit, munëdsi ka qenë në gjendje të dehur.

Qeveria e Botsvana dekretoi gjysmë dite pushim për të festuar titullin olimpik të Letsile Tebogo, atleti e parë afrikan që fiton garën e 200 metrave. Presidenti Mokgëeetsi Masisi e përshëndeti Tebogo si “krenaria e Botsvanës”, duke thënë se një pasdite të lirë një nderim i përshtatshëm për rezultatin e arritur në Stade de France të enjten në mbrëmje.

Atleti amerikan i skateboard, Nyjah Huston, tha se cilësia e medaljeve olimpike në “Paris 2024” lë shumë për të dëshiruar. “Këto medalje olimpike janë të bukura kur janë krejt të reja, por vetëm një javë pasi embajta në qafë duket nuk janë aq cilësore sa mendoja,” komenti Huston që tregon banjën prej bronzi tashmë të zhdukur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit