Antonio Conte, trajneri i Napolit, komentoi humbjen 3-0 ndaj Verona-s:
“Së pari, kam dëgjuar më parë për natë feste për Verona-n; për ne duhet të jetë një natë në të cilën kemi përulësinë t’i kërkojmë falje popullit napolitan sepse është një pjesë e dytë me të vërtetë e vështirë për t’u vlerësuar.
“Nga ana taktike, në pjesën e parë ishte vetëm një ekip në fushë; në pjesën e dytë ne dolëm në fushë ndoshta të kënaqur, dhe nuk e di me çfarë. Nuk pashë të njëjtin qëndrim, të njëjtën dëshirë, të njëjtën vëmendje ndaj detajeve.
“Dhe në vështirësinë e parë ne u shkrimë si bora dhe kjo është gjëja më shqetësuese: një ekip i fortë merr një goditje dhe mban. Ndodhi, tani duhet të vazhdojmë të punojmë. Unë marr të gjithë përgjegjësinë dhe e përsëris: i kërkoj falje qytetit tonë”.
“Gjithmonë mbaj përgjegjësi për atë që them, nuk flas kurrë kot e për të krijuar probleme, kam përvojën e duhur për të kuptuar situata të caktuara dhe për të thënë disa gjëra.
“Nuk fshihem, gjithmonë tregoj fytyrën siç po bëj për momentin, sot është e vështirë të shlyej pasioni e tifozëve tanë, jam i sinqertë”.