“Ja çfarë pres nga Vlahovic”, Capello: Ja cila do të jetë skuadra më e rrezikshme italiane në Europë

22 Gusht 2024
15:32
Denis Hakanaj
back button

Ish-trajneri Fabio Capello, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ka bërë një bilanc të situatës së skuadrave italiane. Më pas ka hapur një parantezë interesante për kompeticionet europiane dhe për rrugën që do të duhet të ndjekin skuadrat italiane në Europë.

Për rrugën europiane:

“Mendoj se në krahasim me të kaluarën, me renditjen në një grup, do të jetë thelbësore të bëjmë mirë menjëherë dhe të fitojmë një pozicion të mirë, sepse përndryshe rruga e mundshme e ardhshme do të jetë shumë e komplikuar në raundet e eliminimit direkt. Është shumë e parashikueshme të them se kampionët e Italisë, Inter-i, janë ekipi ynë më i pajisur në vijën e startit.

Milan-i: “Ata po bëjnë një merkato që synon ta bëjë ekipin edhe më europian, në fizik dhe mentalitet. Nga kuqezinjtë, dhe në veçanti nga Paulo Fonseca, pres rritje veçanërisht në mesfushë”.

Juventus dhe Atalanta: “Është një punë në progres dhe e pamë edhe në 25 minutat e para kundër Como, ndërsa më pas pamë gjëra shumë interesante. Më pëlqen që Motta është fokusuar te lojtarët e rinj dhe shoh që ka ide të qarta kur bëhet fjalë për lojën dhe mentalitetin.

“Unë thjesht do të doja ta shihja Vlahovicin të shënonte më shumë se 20 gola: në Kampionatin Europian ai nuk dukej si një sulmues i nivelit ndërkombëtar dhe është koha që ai ta tregojë këtë në Torino. Juve ka shumë nevojë për të. Skuadra më e rrezikshme italiane në Europë, megjithatë, do të jetë Atalanta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit