Real Madrid dhe Barcelona janë shpesh në garë për të siguruar talentet më premtues në Spanjë, dhe Los Blancos duket se kanë fituar garën e fundit.
Në fakt, madrilenët kanë nënshkruar dokumentet me talentin bjellorus Aliaksei Mayorau.
Vetëm 12 vjeç, Mayorau ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore të Europës duke luajtur për Cerdanyola, në rrethinat e Barcelona-s.
Pavarësisht këmbënguljes së katalanasve për të siguruar firmën e tij, sipas Marca-s, Mayorau dhe familja e tij kanë zgjedhur të nënshkruajnë me Real Madrid, dhe lojtari do të transferohet në Valdebebas këtë verë.