Alice Campello përgënjeshtron Morata-n: “Nuk është e vërtetë”

22 Gusht 2024
22:00
Denis Hakanaj
back button

Alice Campello është kthyer të flasë për ndarjen nga Alvaro Morata, duke përgënjeshtruar deklaratat e fundit të futbollistit, i cili ka mohuar të ketë tradhtuar tashmë ish-bashkëshorten e tij, siç është nënkuptuar nga dikush.

I intervistuar nga gazetari Javier de Hoyos për televizionin spanjoll De Corazón, sulmuesi i ri i Milanit zbuloi:

“Alice donte të qëndronte në Spanjë, ajo nuk donte një lëvizje tjetër. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer për mirëqenien e katër fëmijëve tanë. Por nuk ka kthim prapa”.

Deklarata që janë marrë nga faqja në Instagram e revistës Chi dhe të cilave Campello iu përgjigj drejtpërdrejt: “Por nuk është e vërtetë”.

Një përgjigje që ka gëzuar fansat më romantikë, të cilët ende shpresojnë për një ribashkim mes të dyve, të lidhur prej tetë vitesh.

Të tjerë, megjithatë, kanë shkruar: “Më dukej e çuditshme që një histori dashurie me katër fëmijë do të përfundonte për shkak të një lëvizjeje”; “Nuk kisha dyshime Alice…ti e ke ndjekur gjithmonë Alvaron! Lëri të flasin!”; “Ne e dinim ashtu siç e dimë që do të ktheheni bashkë. Nuk mund ta shihni veten të ndarë nga njëri-tjetri. Jeni super të dashuruar dhe kjo duket, nëse ka dashuri do të kapërceni gjithçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit