Mbrojtësi i Bologna-s, Sam Beukema, ka dëshirë të provojë veten kundër Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr në edicionin e ri të Champions League.
Mbrojtësi holandez, i cili u transferua te Bologna në 2023-shin, ka shprehur dëshirën për t’u përballur me kampionët në fuqi të Europës.
Bologna siguroj një vend në Champions për herën e parë që nga sezonit 1964-65. Edicioni i ri që fillon muajin e ardhshëm do të vijë me një format ndryshe. Në fakt, faza tradicionale e grupeve është zëvendësuar me një fazë kampionati.
Në një intervistë për Corriere dello Sport, Beukema tha:
“Unë nuk kam luajtur kurrë në Champions dhe kjo është një përvojë e re edhe për klubin. Megjithatë, ka një format të ri dhe as klubet e tjera nuk e kanë provuar. Natyrisht, ne jemi të motivuar.
“Jemi këtu për t’u përmirësuar. Do të doja të përballesha menjëherë me Real Madrid-in dhe të zbuloja se çfarë mund të bëj kundër Mbappe dhe Vinicius, sulmuesit më të mirë në botë”.
Që nga momenti i transferimit në Itali, Beukema është kthyer shpejt në një lojtar kyç për kuqeblutë. Aftësia e tij në luftën në ajër, atësia me topin në këmbë dhe cilësitë si lider e kanë bërë atë të preferuarin e tifozëve të Bologna-s.
Tani, me mundësinë për t’u përballur me disa nga sulmuesit më të mirë të Europës, Beukema është i prirë të tregojë se mund të luajë edhe në një skenë më të madhe siç është Champions-i.