Refuzimi i Osimhen gëzon tre gjigantët e Europës, tani kushton shumë më pak

26 Gusht 2024
18:42
Denis Hakanaj
back button

Victor Osimhen refuzoi ofertën prej 70 milionë eurosh nga Al-Ahli, dhe kjo i tregon PSG, Arsenal dhe Chelsea se Napoli është i përgatitur të pranojë më pak se gjysmën e klauzolës së lirimit.

Situata po bëhet e dëshpëruar për klubin italian dhe lojtarin, i cili nënshkroi një kontratë të re në dhjetor 2023.

Kur u hodhën firmat, plani ishte gjithmonë që të shitej këtë verë për klauzolën e lirimit prej 130 milionë euro.

Megjithatë, askush nuk i është afruar kësaj shume dhe menaxheri Roberto Calenda deklaroi se Osimhen kishte “akoma shumë për të treguar në Europë”, që do të thotë se ai do të refuzonte propozimet e Ligës Pro Saudite.

RMC Sport vë në dukje se kjo do të thotë se Napoli në mënyrë efektive do të pranonte një ofertë 70 milionë euro duke përfshirë bonuset për kartonin e sulmuesit.

Ata kishin shpresuar për të paktën 100 milionë euro plus bonuse, por me Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Arsenal që kanë frenuar, kjo duket e pamundur.

Merkato mbyllet të premten më 30 gusht dhe koha po mbaron për t’i gjetur një ekip të ri Osimhen-it.

Është folur shumë herë në mediat italiane dhe franceze se destinacioni i tij i preferuar është PSG, ndërsa Chelsea është poshtë në listën e prioriteteve pasi nuk është në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit