Conte rigjen buzëqeshjen: Grushti në Verona na bëri mirë, fitorja dhe reagimi vlejnë më shumë se 3 pikë

27 Gusht 2024
12:49
Telesport
back button

Pas zhgënjimit dhe humbjes 0-3 në ndeshjen e parë të Serie A, skuadra e Napoli reagoi duke fitoi po me të njëjtin rezultat sfidën e dytë ndaj Bologna. Një fitore dhe reagim që ka rikthyer buzëqeshjen te trajneri Antonio Conte, që kishte shprehur mjaft pakënaqësi 10 ditë më parë.

Më pëlqeu shumë qëndrimi i ekipit në fushë ndaj një rivali të shkëlqyer që është shumë i fortë në goditje. Ky sukses duhet të na japë besim dhe vetëvlerësim, duke na bërë të kuptojmë se me unitet ne mund të bëjmë gjithçka. Kjo fitore është e rëndësishme përtej tre pikëve”, tha Conte.

Doja fitoren në fushën tonë, ndaj rifozëve tanë. Fitorja te “Maradona” ka munguar për një kohë të gjatë dhe tifozët ishin lojtari i 12-të apo i 13-të në fushë. Ata dhanë një paraqitje që shkon përtej cilësive të tyre, me vendosmëri dhe dëshirë. Kjo do të thotë të fitosh duke sakrifikuar”, u shpreh Antonio Conte.

Ekipi nuk pësoi gol dhe u tregua shumë kompakt në fushë. Kjo ishte e rëndësishme pas humbjes katastrofike në Verona. Grushti që morëm në ndeshjen e parë na bëri mirë. Kuptuam se nëse duam të harrojmë gjërat e së shkuarës, duhet të qëndrojmë në fushë dhe të luftojmë në qendër të ringut”, tha Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit