“Inter mund të shkojë deri në fund”, Capello bën parashikimet për Champions-in: Por kujdes edhe Juventus-in

29 Gusht 2024
9:25
Denis Hakanaj
back button

Mungon shumë pak nga fillimi i Champions League së re, duke parë se sot në orën 18 do të zhvillohet shorti i fazës së parë të turneut.

Fabio Capello, që e ka fituar kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube si trajner, ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport duke u ndalur te potenciali i pesë ekipeve italiane:

“Inter-i ka potencialin për të luftuar në të gjitha frontet, për shkak të organikës së gjerë, por mbi të gjitha për mentalitetin. Inter-i mund të shkojë deri në fund”, ka thënë Capello.

“Nuk prisja një Juventus kaq në formë, nëse skuadra vazhdon të rritet të gjithë në Europë duhet të bëjnë kujdes”.

Capello ka folur edhe për Milan-in, Atalanta-n dhe Bologna-n:

“Ka ndeshje në të cilat janë thelbësore shpirti i skuadrës dhe dëshira për të luftuar: këto gjëra nuk janë parë te Milan-i.

“Atalanta ka dëshirë të jetë protagoniste dhe i ka mjetet për të qenë, nuk është një gjë e re. Bologna? E shikoj mbrapa, nuk mund të kërkohet më shumë nga sa është e mundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit