Inter e pret një rrugëtim i vështirë në Champions League, pasi format ii ri ka vënë kampionët e Italisë përballë skuadrave si Manchester City, Bayer Leverkusen, Arsenal, Leipzig apo Monaco. Gjithsesi, kjo nuk e tremb trajnerin Simone Inzaghi.
“Liga e Kampionëve është gjithmonë një kompeticion prestigjioz ku ne ende duam të jemi protagonistë. Kemi një kalendar të vështirë, mjaft kërkues por, si në të kaluarën, jemi gati të përballemi me këto skuadra të mëdha”, tha trajneri Simone Inzaghi.
“Duke luftuar në fusha të vështira vitet e fundit na ka dhanë edhe më shumë besim dhe na ndërgjegjësuar për forcën tonë. Kemi disa ndeshje të mira kundër ekipeve të rëndësishme dhe konkurruese, por jam i sigurt që djemtë e mi do të japin gjithçka për t’i dhënë vazhdimësi rrugës sonë“, u shpreh trajneri zikaltër.