Milan-i e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë kundër Lazio-s, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.
Ndeshje që po zhvillohet në Olimpico është zhbllokuar vetëm pas tetë minutash lojë nga mbrojtësi i ri i kuqezinjve Pavlovic me një goditje me kokë pas një goditje këndi.
LAZIO-MILAN – 0-1 – GOLI – VIDEO
Këtë mbrëmje po luhet edhe Napoli-Parma, pjesa e parë e së cilës është mbyllur 1-0 në favor të verdhebluve.
Miqtë kanë shënuar në minutën e 17-të me një penallti të Bonny.