Aventurë shumë e keqe për David Neres dhe bashkëshorten e tij Kira Winona pas ndeshjes kundër Parma-s.
Furgoni me të cilin po udhëtonin për në Hotel Parker’s pas ndeshjes u vu në shënjestër nga dy kriminelë me motor jo shumë larg stadiumit Maradona: kriminelët u afruan, thyen xhamat dhe grabitën çiftin nën kërcënimin e armës.
Një orë e çmuar luksoze me vlerë 100 mijë euro i është vjedhur Neres. Pas episodit fatkeq, të dy janë shoqëruar në hotel.
Menjëherë pas kësaj, bashkëshortja e Davidit ka publikuar një postim në Instagram duke u kërkuar falje fansave që kanë pritur më kot bashkëshortin e saj për një foto apo një autograf, duke shpjeguar se çfarë ka ndodhur.
Dopo #NapoliParma, il neoacquisto #Neres è stato subito rapinato: pistola puntata e orologio rubato. pic.twitter.com/dK0aC8m5WR
— Daniele De Felice (@DanieleBibo) September 1, 2024