Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, është kthyer të flasë për aventurën e tij te Napoli me rastin e “World Meeting on Human Fraternity” i zhvilluar nga CONI, Komiteti Olimpik Italian.
“Kishim gjithçka për t’i dhënë vazhdimësi fitores që arritëm. Do të duhet të dihen gjërat para se të flitet. Unë u dua të mirën të gjithëve, të gjithë humbasin, por nuk harroj”, ka thënë Spalletti.
“Nuk e them pse u largova, por nuk e bëra për frikë. Kam pasur arsyet e mia. Te Napoli ishte krijuar një ambient shumë i bukur. Nuk fituam për meritën time, por për qytetin që ka një pasion të jashtëzakonshëm”.







