Bologna-s i mjaftojnë 12′, mposht Napoli-n dhe e kthen 14 vite mbrapa (Video)

11 Maj 2024
19:55
Denis Hakanaj
back button

Bologna ka marrë një fitore 2-0 në fushën e Napoli-t, në javën e 36-të të kampionatit.

Skuadra e Thiago Motta-s vazhdon të befasojë në Serinë A dhe me tri pikët e marra sot është ngjitur në vendin e tretë duke parakaluar përkohësisht Juventus-in.

Napoli 0-1 Bologna – Dan Ndoye 9′ – Video

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë në ndeshjen e luajtur në “Diego Armando Maradona”, ose më saktësisht në 12 minuta, sepse kaq i kanë mjaftuar miqve për të shënuar dy gola dhe për të siguruar tri pikët.

Napoli 0-[2] Bologna – Stefan Posch 12′ – Video

Ndoye (9′) dhe Posch (12′) kanë qenë autorët.

Napoli ka pësuar dy gola në 15 minutat e para të një ndeshje të Serisë A për herën e parë që nga 7 marsi i 2010-ës, edhe në atë kohë kundër Bologna-s (gola të Zalayeta 7′ dhe Adailton al 12′).

PENALLTIA E HUMBUR NGA POLITANO – 21′ – VIDEO

Napoli ka pasur një mundësi të artë për të ngushtuar diferencat në minutën e 21-të, por Politano ka gabuar nga pika e bardhë.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit