Parisi nis të normalizohet pas përfundimit të Olimpiadës, brenda tetorit heqja e instalimeve

11 Shtator 2024
13:26
Telesport
back button

Pas përfundimit të Lojërave Paraolimpike “Paris 2024”, në kryeqytetin francez ka nisur heqja e instalimeve dhe strukturave të përkohshme të lidhura me këtë event.

Puna më e madhe po kryhet në veçanti në qendër të qytetit, por edhe në mjaft zona të tjera përreth kryeqytetit francez. Pritet që punimet për “lirimin” e ambienteve të përfundojnë deri në fund të tetorit.

Kjo është ajo që u raportua sot nga drejtori ekzekutiv i komitetit organizativ të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Edouard Donnelly, në një konferencë shtypi.

Disa vende, si ai i golfit në Saint-Quentin-en-Yvelines ose stadiumi i Lille që priti basketbollin, janë kthyer tashmë identike me periudhën para-olimpike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit