“Inter-i i treti”, Costacurta zgjedh favoritët e Champions-it: Dy skuadra më lart se të tjerat

14 Shtator 2024
18:00
Denis Hakanaj
back button

Ish-mbrojtësi i Milan-it, Alessandro Costacurta, ka zgjedhur skuadrat favorite për edicionin e ri të Champions League.

“Inter-in e vendos në vendin e tretë të podiumit, Real në të dytin dhe City-n në të parin”, ka thënë Costacurta.

“Pse City më lart? Sepse është e vërtetë se Real-i me Mbappe ka marrë lojtarin më të fortë në botë, por ka humbur Kroos, lojtari që i jepte ekuilibrin ekipit. City më duket më shumë skuadër”.

“Inter-i më duket më i fortë në aspektin teknik dhe qëndrimit në fushë. Jam i mahnitur nga ajo që bën Lautaro edhe kur nuk shënon, vrapimet mbrapa për të ndihmuar shokët e skuadrës.

“Më mahnit edhe Calhanoglu, në fushë është si një mbrojtës më shumë i skuadrës. Tek Inter-i në Champions më mbind mentaliteti i skuadrës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit