Sinner dominon renditjen pas triumfit në US Open, Djokovic zbret në vendin e katërt

16 Shtator 2024
9:23
Telesport
back button

Renditja e përgjithshme në tenis nuk ka pësuar ndryshime të mëdha pas grand slam të US Open që u mbyll një javë më parë. Tenisti italian Jannik Sinner vijon të kryesojë për meshkuj.

Ajo që bie në sy është diferenca prej 4 mijë pikësh që ka me ndjekësit. Tashmë në vendin e dytë ndodhet gjermani Alexander Zverev, që ka parakaluar Alcaraz (i treti) e Djokovic (i katërti).

Te femrat vijon të dominojë polakja Iga Swiatek edhe ajo e shkëputur 3 mijë pikë nga Aryna Sabalenka, e dyta. Mes pesë tenisteve më të mira ka hyrë për herë të parë italiania Jasmine Paolini.

Renditja-Meshkuj, “top-5”

1-Jannik Sinner, 11.180 pikë

2-Alexander Zverev, 7.075 pikë

3-Carlos Alcaraz, 6.690 pikë

4-Novak Djokovic, 5.560 pikë

5-Daniil Medvedev, 5.475 pikë

Renditja-Femra, “top-5”

1-Iga Swiatek, 10.885 pikë

2-Aryna Sabalenka, 8.716 pikë

3-Jessica Pegula, 6.220 pikë

4-Elena Rybakina, 5.871 pikë

5-Jasmine Paolini, 5.398 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit