“Ka një dhunti”, Ancelotti për yllin e Real-it: Nuk e kisha parë kurrë ndonjëherë

18 Shtator 2024
15:42
Denis Hakanaj
back button

Trajneri Carlo Ancelotti i ka thurur elozhe yllit të Real Madridit, Endrick Filipe, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në fitoren e Los Blancos në Champions League ndaj Stuttgartit.

Adoleshenti brazilian hyri në lojë në minutën e 80-të për Jude Bellingham dhe finalizoi një kundërsulm të shkëlqyer me një gjuajtje nga 30 metra.

Trajneri Ancelotti ishte i befasuar nga paraqitja e Endrick, i cili aktualisht është në sezonin e tij të parë në Europë, pas lëvizjes së tij prej 60 milionë eurosh nga skuadra braziliane Palmeiras.

GOLI I ENDRICK KUNDER STUTTGART – VIDEO

Duke folur për mediat, trajneri italian tha:

“Endrick ka një dhunti. Ai ka diçka speciale. Ai ka guxim, cilësi. Aftësia e tij në gjuajtje është diçka e veçantë. Isha i sigurt se ai do të shënonte edhe në një kohë të shkurtër, disa minuta. Ai është special”.

Ancelotti vazhdoi:

“Endrick ka dhuntinë që sulmuesit ëndërrojnë, e të qenit shumë efektiv, vendimtar. Mund ta shihni se ai ka diçka speciale, diçka që nuk e kam parë kurrë. Dhe ai ka një gjuajtje kaq të fortë dhe shumë të shpejtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit